Alesia Balliu: Sali Berisha nuk po përjashton kandidatët, por vetë garën

30 Mars 2026, 16:05 / POLITIKË NGA ALESIA BALLIU

Alesia Balliu: Sali Berisha nuk po përjashton kandidatët, por

Kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Alesia Balliu e ftuar në studion e ‘Shqipëria Live’ ka akuzuar Sali Berishën si person që nuk e do garën brenda partisë.

Balliu shprehet se përjashtimi nga Partia Demokratike behet që Sali Berisha mos të ketë kundërshtar real në zgjedhje.

Gjithashtu, Alesia Balliu thekson se Sali Berisha nuk po përjashton një kandidate por po përjashton vetë garën.

Tani une kam mbajtur prej një viti rrjesht mendimin tim, ky përjashtim erdhi tani sepse une shpalla kandidaturën dhe sfidova hapur Sali Berishën. Sali Berisha nuk po përjashton një kandidate por po përjashton vetë garën. Përjashtimi i Alesia Balliut nuk është përjashtim ndaj individit, por është përjashtim ndaj cdo demokrati që guxon të sfidojë lidershipin që është Sali Berisha. Mendon se më ka dëmtuar duke më përjashtuar, gabohet shumë më ka lartësuar me ka renditur krah demokratëve që guxojnë, më ka renditur në krah të Azem Hajdarit. Sali Berisha po sillet njësoj si Enver Hoxha që asgjësonte këdo qe i dilte përballë”, u shpreh Balliu.

Po ndodh...

ide