Berisha për revoltën popullore: Nuk është thirrur nga PD, ne kemi protestat tona!
Kreu demokrat ka dhenë komentin e tij për protestën që po zhvillohet.
“Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por ne kemi tonat”, tha kreu demokrat për gazetarët.
Olta Blaceri: Zoti Berisha, cili është qëndrimi i PD ndaj protestës qytetarë që prej pesë ditësh po protestojnë para godinës së qeverisë?
Sali Berisha: Qëndrimi ynë, ne mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë. Në mënyrë të palëkundur.
Qëndrimi ynë, ajo është një protestë që nuk është thirrur nga PD dhe nuk ka asnjë thirrje që të mbështetet nga PD.
Kështu që ne, në moralin e plotë të qëndrimit ndaj protestave, nuk kemi asnjë tendencë... pra qëndrimi ynë është respektimi i plotë i protestës.
Nuk mund të marrim përsipër asnjë hap, i cili mund të krijojë debat të çfarëdo lloji.
Pra ne respektojmë... e kemi theksuar dhe e theksojmë, qytetarët e lirë kanë të drejtën të protestojnë për çdo gjë që ata e gjykojnë të arsyeshme.
PD ka axhendën e saj të protestave, dhe kur ajo thërret në protestë, ajo është e hapur për të gjithë qytetarët që duan të angazhohen.
Në këtë kontekst, ne, thashë edhe njëherë, respektojmë plotësisht protestën.
Po ndodh...
Protestat dhe çarja e sistemit Rama-Berisha
ide
Klithma e bukur e protestës, kundër estabilishmentit Rama-Berisha
Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!
Përse protesta buçet: Rama në burg, Berisha në burg!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128