Deputeti i CDU Peter Beyer plas bombën në Kuvendin e PD, kërkon largimin e Berishës: Zgjidhni kryetar të ri të jeni të besueshëm, e kam idenë kush mund të jetë

30 Maj 2026, 12:44 / POLITIKË ALFA PRESS
Deputeti i CDU Peter Beyer plas bombën në Kuvendin e PD, kërkon

Kuvendin e Partisë Demokratike e përshëndeti edhe deputeti i rëndësishëm i CDU, partisë në pushtet në Gjermani, Peter Beyer.

“Ju jeni aktualisht partia opozitare më me ndikim dhe më e rëndësishme në Shqipëri dhe pritshmëritë nga unë, nga CDU-ja e Gjermanisë dhe sigurisht nga Europa dhe pjesa tjetër e botës janë shumë të larta,” tha ai. Por në vazhdim, fjala e tij ra si bombë në Kuvend, pasi Beyer kërkoj hapur largimin e Sali Berishës dhe të gjithë kupolës drejtuese të partisë, nëse PD kërkon që të jetë e besueshme për CDU dhe ndërkombëtarët. Ai tha se e ka idenë për emrat e rin që mund të udhëheqin një PD fituese, por "po e mbyll gojën".

"I nderuar zoti President, i nderuar Dr. Sali Berisha, delegatë, të ftuar, miq të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Emri im është Peter Beyer dhe jam anëtar i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestagun gjerman, në Berlin.

Më vjen keq që nuk mund të jem sot me ju në këtë kongres të rëndësishëm të partisë suaj, por angazhimet kohore më pengojnë të jem pranë jush fizikisht. Megjithatë, me mendje dhe me zemër jam me ju.

E vlerësoj këtë mundësi që të paktën t’ju drejtohem me disa fjalë.

Ju keni një kongres shumë të rëndësishëm partiak. Merrni vendime të mëdha, zgjidhni një bord të ri, një kryetar të ri, një president të ri. Kam disa ide se kush mund të jetë, por do ta mbaj gojën mbyllur.

Sa i përket sfidave që ju presin përpara dhe përgjegjësisë që vjen me to, dua të them sa vijon;

Vendi juaj, Shqipëria juaj e mrekullueshme dhe e dashur, përballet me një sfidë shumë të madhe; rrugën drejt Bashkimit Europian.

Pas pak javësh, do të mbahet në Mal të Zi samiti Bashkimi Europian–Ballkani Perëndimor. Edhe përfaqësuesit e shtetit tuaj do të jenë të pranishëm atje, por ju duhet t’i mbani nën vëzhgim.

Ju jeni aktualisht partia opozitare më me ndikim dhe më e rëndësishme në Shqipëri dhe pritshmëritë nga unë, nga CDU-ja e Gjermanisë dhe sigurisht nga Europa dhe pjesa tjetër e botës janë shumë të larta.

Ne mbështetemi te ju dhe ju lutem merreni këtë përgjegjësi me seriozitetin maksimal.

Nuk ka kohë për konflikte mes jush apo konkurrencë të brendshme, por të gjithë duhet të përqendroheni, ashtu si ne në CDU në Gjermani, te një qëllim i vetëm; integrimi në Bashkimin Europian.

Gjithashtu, kur bëhet fjalë për Shqipërinë – ju e dini këtë shumë më mirë se unë – duhet luftuar korrupsioni, duhet luftuar krimi i organizuar dhe duhet të jeni e të ofroni një alternativë të vërtetë për Shqipërinë, një udhëheqje që me të vërtetë i hap rrugën vendit tuaj drejt një të ardhmeje të begatë dhe të ndritur.

Me këtë rast, ju uroj një kongres partiak shumë të suksesshëm.

Partia Demokratike e Shqipërisë është e dashur për zemrën time dhe ju përcjell urimet dhe përshëndetjet më të mira nga CDU-ja, Unioni Kristian Demokrat i Gjermanisë, drejt Tiranës", tha ai.

Po ndodh...

ide