Gazetarja: SPAK dhe GJKKO kanë sjellë besim te qytetarët, sot askush nuk ndihet i paprekshëm

Gazetarja Denada Kola deklaroi se puna e SPAK dhe GJKKO ka sjellë një qasje ndryshe në raport me pushtetin dhe institucionet, duke krijuar më shumë besim dhe shpresë te qytetarët.
Gjatë një interviste në emisionin “Kjo Javë” në News24, ajo tha se disa zhvillime që dikur konsideroheshin të paimagjinueshme në Shqipëri, tashmë po ndodhin.
“Ajo që ka qenë e paimagjinueshme për 35 vite, unë jam duke e parë që po ndodh”, u shpreh gazetarja.
Kola solli si shembull ndryshimin e sjelljes së institucioneve publike ndaj kërkesave për informacion, duke përmendur konkretisht Bashkinë e Tiranës.
“Kërkesa për informacion te Bashkia e Tiranës, kam çuar me dhjetëra deri para tre vitesh dhe nuk përgjigjej njeri, por sot ka ndryshuar, minimalisht kthen përgjigje”, deklaroi ajo.
Sipas gazetares, kjo tregon se perceptimi i paprekshmërisë së zyrtarëve të lartë ka nisur të zbehet.
“Nuk ka më njeri pushtetin që të thotë jam i paprekshëm. Qoftë edhe për kaq dua t’i them faleminderit SPAK dhe GJKKO”, tha Kola, duke shtuar: “Unë nuk kam thënë asnjëherë që reforma në drejtësi ka qenë e suksesshme, por dua të veçoj GJKKO dhe SPAK”.
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128