GJKKO cakton datën për seancën e parë gjyqësore ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

28 Maj 2026, 21:38 / POLITIKË ALFA PRESS

GJKKO cakton datën për seancën e parë gjyqësore ndaj

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka caktuar datën 5 qershor për seancën e parë për çështjen ndaj ish-Presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi. Seanca mësohet se do të mbahet në orën 11:00.

SPAK i akuzon të dy për çështjen e pasurisë, ndërsa është mëvetësuar procesi për tre të tjerët.

Meta dhe Kryemadhi i kanë mohuar akuzat dhe e cilësojnë procesin politik.

Gjatë seancave paraprake në GJKKO nuk kanë munguar akuzat dhe tensionet në sallë, ku një nga çështjet e debatuara ka qenë edhe kafazi i xhamtë, për të cilin Meta dhe avokati i tij kërkojnë heqjen.

Po ndodh...

ide