GJKKO e la në qeli, Meta mesazh për ditëlindjen e tij: Jam i lirë se nëna më ka vënë emrin Ilir!
24 Mars 2026, 14:59 / POLITIKË
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përcjellë një mesazh falënderimi për ndjekësit në rrjete sociale me rastin e përvjetorit të ditëlindjes së tij.
Ai shkruan se në këtë përvjetor ndihet më i lirë, më i ri dhe më i fortë se asnjëherë tjetër, pavarësisht se sot sërish GJKKO e la në qeli.
“Falenderoj përzemërsisht gjithë të afërmit, miqtë dhe dashamirësit për urimet e tyre me rastin e ditëlindjes time, e cila më gjen më të lirë, më të ri dhe më të fortë se asnjëherë tjetër.
Një falenderim të jashtëzakonshëm për nënën time, e cila më besoi emrin ILIR.”, shkruan ai.
Më herët, GJKKO i rrëzoi kërkesën për të ndryshuar masën e sigurisë arrest në burg pavarësisht se kishte ofruar 50 mijë euro garanci.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128