“Ka njerëz që shiten, blihen e bëjnë pazare!”, Berisha mesazh ‘tradhtarëve’ të PD: Kush është në shërbim të PS, s’do të jetë në gjirin tonë!

30 Mars 2026, 14:51 / POLITIKË ALFA PRESS

“Ka njerëz që shiten, blihen e bëjnë pazare!”,

Kreu i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj atyre që i cilësoi si “tradhtarë” brenda forcës politike, gjatë një mbledhjeje me drejtuesit dhe koordinatorët politikë.

Lideri demokrat u ndal te individë brenda partisë që, sipas tij, kanë bashkëpunuar me kundërshtarët politikë. Ai përmendi raste konkrete të mbështetjes së kandidatëve të tjerë apo votimit të vendimeve të maxhorancës, duke theksuar se persona të tillë nuk kanë vend në radhët e PD-së.

“Mos të mendojë askush se duke i shërbyer socialistëve do të jetë pjesë e jona. Ka njerëz që shiten dhe bëjnë pazare, por demokratët janë më të fortë,” deklaroi Berisha. Ai bëri thirrje për rritje të anëtarësimeve dhe për bashkim të të gjithë qytetarëve që nuk pajtohen me situatën aktuale, duke shtuar se Partia Demokratike është në fazën përfundimtare të betejës së saj politike.

Në fjalën e tij, Berisha theksoi rëndësinë e organizimit dhe pajisjes së anëtarësisë me dokumentacionin përkatës, duke kërkuar kontroll të plotë të procesit. Ai nënvizoi se opozita duhet të bëjë gjithçka për t’u dëgjuar, si nga qytetarët, ashtu edhe nga faktori ndërkombëtar.

Sipas tij, rruga kryesore mbetet protesta dhe revolta qytetare. “Për t’u dëgjuar kemi vetëm një rrugë: protestën dhe revoltën, të cilat kanë dhënë efekte pozitive,” u shpreh ai, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për vendime që, sipas tij, “kanë poshtëruar qytetarët”.

Berisha ngriti shqetësimin për perceptimin e korrupsionit, duke thënë se po tentohet të paraqitet si pjesë e kulturës shqiptare. Ai përmendi edhe çështjen e mosheqjes së imunitetit për Belinda Balluku, si shembull i mungesës së llogaridhënies.

Në mbledhjen paraprake diskutuam me ju për shpërndarjen e dokumenteve. Duhet të kontrolloni këtë proces, në mënyrë që anëtarësia të pajiset me dokumente. Opozita duhet të bëjë gjithçka që të dëgjohet. Ne për t’u dëgjuar para qytetarëve dhe ndërkombëtarëve, kemi vetëm një rrugë, protestën dhe revoltën. Protestat, revoltat, kanë patur efekte pozitive. Edi Rama mori vendimet e veta me të cilat ai sfidoi shqiptarët, i poshtëroi ata. Arrihet në nivele të larta, të vihet në dyshim vullneti ynë, ndjeshmëria ndaj korrupsionit. Shkohet deri aty sa ta paraqesin si kulturë të shqiptarit. Pse? Pasi Edi Rama nuk i heq imunitetin Belinda Ballukut. Duhet të dëgjohemi fortë, të vazhdojmë betejën tonë, gjer në realizimin e misionit që kemi. Anëtarësimet duhet të jenë motoja e këtij procesi. Mirëpresim çdo vlerë, të gjithë qytetarët që nuk pajtohen me këtë situatë. Asnjë ndikim, përveçse pozitiv, kanë momentet e largimit të atyre që në fushatë elektorale kanë tradhtuar idealet e demokratëve dhe kanë punuar për mazhorancën e krimit. Mos të mendojë njeri se në shërbim të socialistëve do të ndodhet në gjirin tonë, jo! Zonja që deri dje ishte e nderuar, bën fushatë për kandidatin e Tom Doshit, pastaj ankohet para mediave se; më hoqën nga lista! Jo zonjë ike vetë. Apo tjetri që votoi për buxhetin e Sakos dhe pastaj bërtet; më ndëshkuan se prita atë apo atë. Nuk impresionohemi ne. Ka një grup njerëzisht që shkelen, blihen dhe bëjnë pazare, por demokratët janë më të fuqishëm. Nëse para ca kohësh kishim problematika, sot jemi në km e fundit. Asnjë, asgjë nuk na ndal ne pa përmbushur misionin tonë.”, tha Berisha.

 

Po ndodh...

ide