Kërkon lirimin nga qelia, GJKKO pritet të shqyrtojë kërkesën e ish-ministrit Ilir Beqaj

30 Mars 2026, 15:18 / POLITIKË ALFA PRESS

Kërkon lirimin nga qelia, GJKKO pritet të shqyrtojë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, aktualisht në proces të mëvetësishëm për dosjen e Sterilizimit dhe gjithashtu në një tjetër çështje të fondeve të SASPAC, ka dorëzuar një tjetër kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë dhe lirimin nga paraburgimi.

GJKKO ka vendosur që ta shqyrtojë ditën e nesërme kërkesën e ish-zyrtarit të lartë socialist, i arrestuar dy vite më parë.

Seanca raportohet se do të mbahet në orën 11:30. Disa kërkesa të mëparshme i janë rrëzuar Beqajt

Kujtojmë se Beqaj ndodhet në burg që nga 4 korriku i viti 2024, me urdhër të SPAK dhe vendim të GJKKO-së, që lidhet me shpërdorimin e fondeve të SASPAC, institucionit që ai drejtonte.

Teksa paralelisht ndodhet edhe në proces gjyqësor për Sterilizimin.

Po ndodh...

ide