Në garë me Tabakun për mandat në Tiranë, Alimehmeti: Jemi larg rezultatit final, ne po mbrojmë votën gjatë numërimit!

14 Maj 2025, 16:49 / POLITIKË ALFA PRESS

Në garë me Tabakun për mandat në Tiranë, Alimehmeti:
Kandidati demokrat për deputet në Tiranë, Ilir Alimehmeti, foli sot në studion e News 24 për garën e “ethshme” që ai ka me Jorida Tabakun për mandatin.

Diferenca mes dy kandidatëve demokratë është shumë e vogël.
Lidhur me këtë demokrati tha se është ende herët për rezultatin final, pasi kanë mbetur ende shumë vota pa u numëruar përfshirë votën e diasporës.

Sakaq ai theksoi se ka punuar jo vetëm që të sigurojë votën gatë ditës së zgjedhjeve por edhe për ta mbrojtur atë gjatë procesit të numërimit.

Ilir Alimehemti: Duhet të presim sepse jemi në proces dinamik, votat po numërohen ende ka shumë kuti për të votuar. Por një falënderim të veçantë ia bëj të gjithë atyre numëruesve, vëzhguesve që po punojnë për një rezultat të shpejtë të pastër, transparent. Unë gjithmonë flas kur rezultatet të jenë finale.

Kam mendimin se numërimi do vazhdojë deri nesër. Nuk kanë mbaruar ende numërimi i votave nga mandati, kështu që në këtë moment kjo është leximi i votës. Ne kemi marrë impenjim jo vetëm për të kërkuar votën por për ta mbrojtur atë gjatë numërimit.

Nga numërimi i deritanishëm i  299 nga 954 kuti në bashkinë e Tiranës Alimehmeti ka siguruar 5444 vota, ndërsa Jorida Tabaku pason me 5128 vota.

 

Po ndodh...