Ofroi 50 mijë euro për të shkuar në shtëpi, GJKO lë në burg Ilir Metēn

24 Mars 2026, 12:21 / POLITIKË ALFA PRESS

Ofroi 50 mijë euro për të shkuar në shtëpi, GJKO

Pikërisht sot në ditën e lindjes, GJKKO ka rrëzuar kërkesën e presidentit të PL, Ilir Meta për të lënë qelinë.

Meta kërkoi zëvendësimin e masës kundrejt një garancie financiare prej 50 mijë euro.

Presidenti i PL nuk ishte i pranishëm në seancë, por u përfaqësua nga avokati mbrojtës Kujtim Cakrani. Ky i fundit tha se do të ankimojë vendimin e GJKKO.

Ilir Meta mbahet në burg prej 21 tetorit 2024, ndërsa mbi të rëndojnë disa akuza nga SPAK si shpërdorim detyre, korrupsion, fshehje pasurie dhe pastrim parash.

Po ndodh...