
Pas humbjes/ Berisha porosit drejtuesit politik: Këto zgjedhje rrëzohen dhe nuk qëndrojnë! Protesta e 16 majit, sensibilizim për ndërkombëtarët

Sali Berisha pas humbjes së thellë që pësoi, ku nuk ruajti dot as rezultatin e Lulzim Bashës në 2021, ka mbledhur sot drejtuesit politikë dhe ju ka thënë e protesta e datës 16 do të bëhet për të sensibilizuar ndërkombëtarët
Berisha: Detyra, numër 1 në këtë fazë është mbrojtja e votës duke paraqitur dhe faktuar të gjithë universin kriminal të qarqeve tuaja. Të gjithë ndërhyrjet kriminale në qarqet tuaja. Çdo evidentim, pasi beteja jonë për mbrojtjen e votës së shqiptarëve është betejë për faktin vendimtar të Shqipërisë dhe të demokracisë shqiptare. Është betejë të cilën në do ta fitojmë sepse nuk ka shqiptar që e njeh veten të tillë dhe nuk pa me sytë e tij sesi me vendime qeverie u grabitjen zgjedhjet. Nuk ka shqiptar që të pranojë për standard shpërndarjen e 100 eurove për person për të blerë votën.
Nuk ka detyrë mbi cdo detyrë tjetër është dokumentimi, me vertetësi dhe dokumente të plotë. Ne nisim një betejë që do ta fitojmë. Do ta fitojmë sepse këto krime elektorale janë të paralajmëruara dhe denoncuar në rezoluta ndërkombëtare.
De fakto këto zgjedhje rrëzohen, nuk qëndrojnë, por tani është radha jonë të dorëzojmë, të faktuar të gjithë batërdinë elektorale të regjimit në zgjedhjet e 11 majit.
Më 16 fillon protesta për një sensibilizim të udhëheqësve evropianë që vijnë në Shqipëri, se ndodhen në një narko shtet që nuk respekton asnjë rregull dhe asnjë parim të votës së lirë.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide

Berisha fitoi, ne humbëm!

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128