Pëllumb Seferi: Më 11 Maj t’i japim fund arrogancës qeverisëse! Voto 4 për një Shqipëri më të begatë

29 Prill 2025, 14:43 / POLITIKË ALFA PRESS

Pëllumb Seferi: Më 11 Maj t’i japim fund arrogancës

Tiranë – Kandidati për këshillin bashkiak, Pëllumb Seferi, ka bërë thirrje për një ndryshim të thellë në mënyrën se si qeveriset vendi, duke ftuar qytetarët të votojnë numrin 4 më 11 Maj. Në një deklaratë të shpërndarë për mbështetësit, Seferi thekson nevojën për t’i dhënë fund një qeverisjeje arrogante dhe për t’i hapur rrugë një klase të re përfaqësimi, që e do Shqipërinë dhe punon për një të ardhme më të begatë për të gjithë.

Shqipëria ka nevojë t’i japë fund një qeverisjeje arrogante dhe të zgjedhë ata që e duan këtë vend më të begatë për secilin prej nesh, për fëmijët që ta mendojnë të ardhmen këtu,” u shpreh Seferi.

I njohur për lidhjen e tij të fortë me komunitetin dhe për angazhimin e tij si sipërmarrës dhe besimtar i vlerave tradicionale, Seferi siguron se premtimet e tij nuk do të mbeten në letër. “Ne do të bëjmë realitet atë që premtojmë! Bashkohu me ne! Voto 4!”

Kandidatura e Pëllumb Seferit ka zgjuar interes të gjerë në Njësinë 8 dhe përtej saj, falë profilit të tij të thjeshtë, të ndershëm dhe pranë njerëzve.

Po ndodh...