
Përfundon numërimi në KZAZ 84 në Vlorë, ministri Vengu: Tejkaluam rezultatin e zgjedhjeve 2021

Nga KZAZ nr. 84 në Vlorë ku sapo ka përfunduar numërimi, ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu deklaroi se rezultati është brenda pritshmërive duke tejkaluar rezultatin e zgjedhjeve në vitin 2021. Sipas ministrit Vëngu, procesi ka qenë i qetë duke reflektuar edhe qetësinë e fushatës.
“Ka qenë brenda pritshmërive, madje kemi pasur diferencë të thellë në krahasim me 21, rezultat sh i mirë në Novoselë, Shushica me rezultate rekord . Kjo reflekton fushatën intensive që kemi bërë gjatë këtyre muajve. Kam pasur privilegjin të inkurajoj tërësinë e skuadrës. Zgjerimi i fushës së lojës, vota e diasporës ka ndikuar në artikulimin e ambicies së re. Ne jemi këtu duke parë përmbylljen progresive në KZAZ të Vlorës. Na duhet të jemi të kujdesshëm të numërohet çdo votë. Ka qenë një proces numërimi i qetë, ka reflektuar qetësinë e fushatës dhe duhen përgëzuar të gjithë që janë përfshirë”.
I pyetur për pjesëmarrjen në këto zgjedhje, e cila është 4% më pak se në vitin 2021, Vëngu tha se ka disa elementë që kanë ndikuar si Giro D’Italia.
“Ka disa elementë që mund të kenë ndikuar, kemi pasur Giro D’Italia që mund të ketë pasur ndikim ndaj kemi kërkuar të zgjatej afati. Nuk na u dha mundësia ndaj jemi në këto kushte sot. Pritshmëria është të vijojmë duke zbatuar udhëzimet e KQZ”.
Të njëjtin mendim ndan edhe kreu i Këshillit të Qarkut Vlorë Eduart Moçka, sipas të cilit në KZAZ 84, e cila mbulon të gjitha njësitë administrative, PS ka marrë një rezultat të kënaqshëm, duke tejkaluar rezultatin e 2021-t.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128