Rama mbledh sot Asamblenë e PS/ Nga zgjedhjet brenda strukturave, tek ato vendoret në 2027-ën, zbardhet agjenda e socialistëve
Mblidhet sot Asambleja e Partisë Socialiste. Ashtu siç ishte paralajmëruar, mbledhja e socialistëve do të mbahet mes Tiranës dhe Durrësit, në Lalz, ndërsa është parashikuar që aktiviteti të nisë zyrtarisht në orën 10:00. Kryeministri Rama, pasi bëri ndryshimet në qeveri, duket se ka kthyer sytë nga partia, ku në fokus është riorganizimi i saj.
BalkanWeb mëson se fjalën hapëse në mbledhje do ta ketë pikërisht Sekretari i përgjithshëm i PS-së Blendi Klosi, për t’ja pasuar më pas kryesocialistit, Edi Rama.
Po ashtu mësohet se kryefjalë e diskutimeve do të jetë puna e Organizatave Socialiste në rang vendi, udhëzime për zgjedhjet e brendshme të partisë dhe po ashtu analizë të detajuar mbi performancën në zgjedhjet parlamentare në 2025-ën si dhe fokusin për zgjedhjet e radhës, ato në 2027-ën.
Kujtojmë se socialistët do të riformatojnë strukturat e brendshme që nga baza, kryetarët e organizatave socialiste dhe zgjedhjen e forumeve të reja, proces zgjedhor që pritet të përfundojë më 12 qershor. Kjo datë përkon dhe me 35 vjetorin e krijimit të Partisë socialiste.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128