Botërori/ Del lista për Poloninë, Sylvinho fton Muçin dhe Mehmetin, dy prurje te reja në mbrojtje

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë të play-off-it të Botërorit 2026 ndaj Polonisë më 26 mars në Varshavë, në orën 20:45.
Trajneri Silvinjo ka bërë publike listën me 26 lojtarët e ftuar për këtë përballje, si edhe për ndeshjen e mundshme ndaj Ukrainë/Suedisë më 31 mars.
Për herë të parë me Kombëtaren shqiptare kanë marrë ftesë mbrojtësit Stavro Pilo dhe Bujar Pllana.
Mungesa të mëdha në repartin e sulmit, ku nuk janë grumbulluar Rey Manaj dhe Mirlind Daku, për shkak dëmtimesh.
Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Mario Dajsinani
Mbrojtës: Mario Mitaj, Stavro Pilo, Naser Aliji, Berat Gjimshiti, Bujar Pllana, Klisman Cake, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Elseid Hysaj, Ivan Balliu
Mesfushorë: Kristjan Asllani, Adrion Pajaziti, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Nazmi Gripshi, Arbër Hoxha, Anis Mehmeti, Jasir Asani
Sulmues: Myrto Uzuni, Ernest Muçi, Nedim Bajrami, Armando Broja
Kombëtarja shqiptare do të nisë përgatitjet të hënën në “Shtëpinë e Futbollit” për ndeshjen e parë ndaj Polonisë, ndërsa të mërkurën do të udhëtojë drejt Varshavës.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128