Kërkuan lirimin nga qelia, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Vlash Brahjas dhe vëllait të “Rrumit”
21 Mars 2026, 12:25 / AKTUALITET

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga Vullnet Muça dhe Vlash Brahja, të dy të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal që tjetërsonte prona në Gjirin e Lalzit.
Të dy kërkonin shfuqizimin të vendimit të Gjykatës së Apelit të tetorit 2025 që la në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg” për ta.
Vullnet Muça është vëllai i Aleksandër Lahos i njohur si Rrumi, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe dyshohet si kreu i grupit kriminal.
Aleksandër Laho i mbijetoi atentatit të ndodhur te mbikalimi i Shkozetit me 1 nëntor 2019, teksa udhëtonte në makine me ish-prokurorin Arjan Ndoj, që po ashtu mbeti i plagosur. Viktimë e atentatit mbeti Andi Maloku.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128