“Shoqata e molotovarëve…”, Rama tregon kushtin: Asnjë kandidat për kryetar bashkie s’do të rikandidojë pa…

21 Mars 2026, 13:17 / POLITIKË ALFA PRESS

“Shoqata e molotovarëve…”, Rama tregon kushtin:

Kryeministri Edi Rama nga asambleja e PS-së tregoi kushtin e vënë për të gjithë kryetarët e bashkive që duan rë rikandidojnë.

Ai tha se kusht për rikandidim është nëse kandidati ka siguruar 10 kontrata në kuadër të paketës së maleve apo dhe 3 ndërmarrje të përbashkëta të miratuara.

“Nuk do të ketë asnjë kandidat që do të marrë miratimin për t’u rikandiduar pa 10 kontrata të firmosura në kuadër të paketës së maleve dhe po 3 ndërmarrje të përbashkëta të miratuara.
Është e pamundur që kjo gjë të rithuhet, reforma administrative territoriale t’i vendosë bashkive në qendër territor që vazhdon të shihet si territor punësh komunale. Në ato territore të gjitha këto të tjerat janë funksion i një jete që nuk zhvillohet duke shkuar në punë, po duke shkuar për të punuar tokën. Paketa e maleve është për ata që kanë tokat e gjyshit. Shqipëria nuk është e mirë për ata që duan të jetojnë si shoqatat e molatovarëve. Por për të tjerët është. Ne po vazhdojmë të fuqizojmë Emergjencat Civile. Ne nuk duam atë që ata na akuzojnë, por duam që shteti të bëhet partner. Jo vetëm zjarrfikëset, por dhe makinat e inspektimeve, makina për shërbime të ndryshme, do t’i prodhojmë në Shqipëri. Kemi nisur që të bëjmë porositë e para dhe t’i prodhojmë këtu.”, tha ai.

Po ndodh...

ide