"U njohëm në një vaki, në fillim e urreja", Ana Lika rrëfen njohjen me Bjordin, sot janë prindër të një vajze

21 Mars 2026, 13:27 / SHOWBIZ ALFA PRESS

"U njohëm në një vaki, në fillim e urreja", Ana

Aktorja Ana Lika ka rrëfyer për herë të parë njohjen me bashkëshortin Bjordi Mezini, tashmë regjisor i njohur, por dikur i bërë i famshëm për shkak të pjesëmarrjes në spektaklin "Big Brothter" në Shqipëri.

E ftuar në emisionin “Goca&Gra”, Ana ka treguar se marrëdhënia e tyre nuk ka qenë një dashuri me shikim të parë. Madje, sipas aktores, në fillim ajo e ka urryer Bjordin, por më pas gjatë punës në të njëjtat projekte, gjërat kanë ndryshuar. Sot, ata janë prindër të një vajze.

“Mendoj që ishte dhe zgjedhje e Bjordit në heshtje që lidhja jonë ishte hermetike. Ne u gjendëm shumë mirë bashkë pasi punonim dhe bashkë. Nuk besoj që ishte dashuri me shikim të parë. Nuk e kam pasur qejf.

Mbaj mend takimin e parë me Bjordin, ku ka qenë i ftuar në “Pa limit” këtu në Top Channel. Nuk më pëlqeu dhe unë e urreva. Pas disa vitesh u takuam në një ngushëllim, më propozoi për një rol. I thashë ‘patjetër’ dhe i jap adresën e e-mail. Prita skenarin dhe hiç.

Pas shumë vitesh më vjen një telefonatë dhe më propozojnë një rol që e pranova. Shkova dhe atje gjej Bjordin në tavolinë. E pranova rolin, filluam të kishin probleme si aktor-regjisor”, është shprehur aktorja Ana Lika.

Po ndodh...

ide