U përjashtua nga PD, flet demokratja në Elbasan: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat

Doris Madhi, një nga të përjashtuarit nga Partia Demokratike, ishte në një lidhje direkte me studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN.
Ajo shpjegoi, sipas saj, se çfarë ka ndodhur.
“Para dy ditësh, në degën e PD-së në Elbasan u zhvillua një mbledhje kryesie, për të cilën nuk u lajmërova. Aty u dha një propozim nga deputetja e listës së mbyllur Klodiana Çapja, në mungesë mazhorance për marrjen e vendimit, për t’u përjashtuar disa emra, ndër të cilët edhe emri im. Unë kam kundërshtuar ato që i quaj pazare apo bashkimin e votave me anëtarët e PS-së në Këshillin Bashkiak, për të realizuar afera nga të cilët kanë përfituar anëtarë të PD-së, që në vend të kishin emrin në listë, janë promovuar dhe janë bërë deputetë. Unë këto lloj denoncimesh i kam bërë hapur dhe vazhdoj t’i bëj”, tha Madhi.
“Pretendoja të respektohej statuti i PD-së për përjashtimin. Janë drejtuesit që duhet të më kontaktonin dhe të më njoftonin përjashtimin dhe arsyet e përjashtimit nga anëtarësia e PD-së. Për faktin se kurrë nuk do të pranoj të ulem më në të njëjtën tryezë me njerëz që kanë shitur interesat e PD-së, që kanë bërë pazare, unë nuk kam shkelur më në selinë e PD-së, dega Elbasan. Kjo nuk do të thotë që nuk e pranoj zotin Sali Berisha si lider, jam e bindur që zotit Berisha i shkojnë në vesh intrigat dhe jo të vërtetat”, shtoi Madhi./A2
Po ndodh...
ide
Kush nuk punon për liderin legjendar, punon për PS!
Kali i Saliut, tagjia e Edit
Itali/ Hetime, ligje dhe helme, përplasja e përjetshme mes politikës dhe drejtësisë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128