Përjashtimi i anëtares së Kryesisë / Reagon dega e PD-së në Elbasan

Dega e PD-së në Elbasan ka reaguar lidhur me përjashtimin e Doris Madhit nga Kryesia e partisë.
Në deklaratën e mëposhtme thuhet se Doris Madhi ka qenë e angazhuar në krah të PSD-së në zgjedhjet e 11 majit dhe jo në krah të PD-së.
Më tej thuhet se kryesia e degës së PD Elbasan ka marrë vendim unanim për largimin e saj nga listat e anëtarësisë, për shkak të shkeljeve të rënda në veprimtarinë e saj si anëtare e PD-së.
Deklarata e Degës së Partisë Demokratike Elbasan:
Në lidhje me reagimin e znj. Doris Madhi, sqarojmë opinionin publik se:
Znj. Doris Madhi nuk ka qenë e përfshirë në fushatën e zgjedhjeve të 11 Maj në krah të Partisë Demokratike.
Ajo është angazhuar maksimalisht në krah të subjektit politik Partia Socialdemokrate (PSD), duke bërë thirrje publike në rrjetet sociale që demokratët të votonin kandidatin e PSD për qarkun e Elbasanit.
Gjatë procesit të numërimit të votave në Prrenjas, znj. Madhi ka qenë e angazhuar si vëzhguese e PSD.
Në zbatim të Udhëzimit nr. 01, datë 20.01.2026 dhe në përputhje me Statutin e Partisë Demokratike, kryesia e degës së PD Elbasan ka marrë vendim unanim për largimin e saj nga listat e anëtarësisë, për shkak të shkeljeve të rënda në veprimtarinë e saj si anëtare e PD-së.
Ky vendim është i bazuar në parimet e transparencës dhe respektimit të rregullave statutore, dhe bëhet publik për të sqaruar qytetarët e Elbasanit dhe të gjithë demokratët.
Po ndodh...
ide
Kush nuk punon për liderin legjendar, punon për PS!
Kali i Saliut, tagjia e Edit
Itali/ Hetime, ligje dhe helme, përplasja e përjetshme mes politikës dhe drejtësisë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128