Robert De Niro në krye të marshimit “No Kings” kundër Trump në Nju Jork

Miliona qytetarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dolën për të protestuar kundër presidentit Donald Trump, në kuadër të marshimeve kombëtare të lëvizjes “No Kings”, të organizuara në mbi 3,200 ngjarje në të gjitha 50 shtetet, sipas “La Repubblica”.
Në Nju Jork, pranë “Times Square”, rrugët u mbushën me protestues që marshuan paqësisht kundër vendimeve të administratës, duke dënuar “prirjet autoritare” dhe duke kërkuar më shumë të drejta civile.
Në krye të marshimit ishte Robert De Niro, aktori i njohur dhe kritik ndaj Trump, i cili mori pjesë për të shprehur mbështetjen e tij për protestën.
Protestat “No Kings” u fokusuan në një gamë të gjerë çështjesh, duke përfshirë politikat migratore, luftën në Iran, dhe shqetësimet se disa vendime të administratës kërcënojnë institucionet demokratike të SHBA-së.
Ky mobilizim përfaqëson një nga shprehjet më të mëdha të pakënaqësisë publike kundër presidencës së Trump – që nga fillimi i mandatit të tij të dytë, duke treguar një pjesëmarrje të fortë qytetare dhe politizim të dukshëm në shumë komunitete.
Po ndodh...
ide
Kush nuk punon për liderin legjendar, punon për PS!
Kali i Saliut, tagjia e Edit
Itali/ Hetime, ligje dhe helme, përplasja e përjetshme mes politikës dhe drejtësisë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128