VanHorn: Programet amerikane të shkëmbimit sjellin ndryshime pozitive në Shqipëri

E Ngarkuara me Punë e ambasadës së SHBA-së Nancy VanHorn mori pjesë në takimin “250 Years of Democratic Values – Connecting Alumni, Creating Impact” të zhvilluar nga Shoqata shqiptare e ish-pjesëmarrësve në programet e shkëmbimit me Shtetet e Bashkuara (AUSA).
Në fjalën e saj VanHorn falënderoi pjesëmarrësit për shërbimin, vizionin dhe përkushtimin për ta bërë këtë një organizatë edhe më të fortë.
“Besoj se së bashku dhe kur them së bashku, nuk kam parasysh vetëm ju si bord, por të gjithë në këtë sallë do ta çoni AUSA-n në nivele të reja”, tha VanHorn.
VanHorn u shpreh se “programet tona të shkëmbimit përfaqësojnë më të mirën e Amerikës. Përmes Fulbright, IVLP, Programi i Institutit të Studimeve Amerikane (SUSI) dhe shumë programeve të tjera, ne mirëpresim talentet më të spikatura të botës dhe këta jeni ju për të mësuar nga suksesi amerikan”.
“Secili prej jush e ka përjetuar Amerikën nga afër. Secili prej jush është dëshmi e përsosmërisë së saj, udhëheqës në zhvillim me njohuritë dhe rrjetin global për të nxitur risi dhe ndryshim pozitiv falë përvojës suaj në programet e shkëmbimit”, theksoi VanHorn.
E ngarkuara me Punë VanHorn solli disa nga shembujt e pjesëmarrësve në program, si Merita Xhetani, Enxhi Jaupi, Franc Zylyftari, Fjoralba Caka, etj të cilët falë këtij programi kanë pasur arritje individuale në punën e tyre.
“Jam e entuziazmuar nga vizioni i bordit tuaj të ri dhe nga hapat konkretë që tashmë keni ndërmarrë për regjistrimin zyrtar. E di që kjo kërkon shumë punë. Strategjia dhe struktura e qartë nuk janë thjesht diçka e mirë për t’u pasur, ato janë thelbësore për suksesin. I inkurajoj fuqimisht të gjithë anëtarët këtu që të marrin një rol aktiv në këtë kapitull të ri. Merrni pjesë në aktivitete si kjo. Nxisni ide dhe iniciativa të reja që i afrojnë edhe më shumë vendet tona”, tha VanHorn duke shtuar se miqësia mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë është më e fortë falë udhëheqësve si ju.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
Zgjedhjet nuk i mbulojnë dot veshët e gomarit
Referendumi - Legjitimiteti i rrejshëm i Sali Berishës
Kohë të mira për SPAK dhe Gjykatën Speciale
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128