
Zgjedhjet e 11 majit, KQZ: Brenda vendit kanë votuar mbi 1.4 milionë shqiptarë, nga jashtë mbi 196 mijë! Ja sa fletë kanë rezultuar të pavlefshme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë një bilanc paraprak nga të dhënat e transmetuara nga operatorët në KQZ, për votimin brenda dhe jashtë vendit.
Sipas KQZ, brenda vendit kanë votuar 1.462.138 shqiptarë nga 3.467.962 që është numri total i zgjedhësve në listë.
Nga ky votim brenda vendit KQZ konstaton se kanë rezultuar të vlefshme 1.406.514 vota, ndërsa të pavlefshme 55.514.
Po ashtu, brenda vendit janë shpallur të parregullta nga KZAZ 12 kuti, të panumëruara.
Ndërkohë, sa i përket votimit nga diaspora, raportohet se kanë votuar 194.889, bazuar në zarfet e mbartura nga shërbimi postar.
Nga zarfet e ardhura nga shqiptarë nëpër botë, kanë rezultuar nga numërimi i deri tanishëm 1532 vota të pavlefshme.
????????????️ VOTIMI BRENDA VENDIT
Të dhënat paraprake të transmetuara nga operatorët në sistemin e informacionit në KQZ, për votimin brenda vendit:
3.467.962 – Numri total i zgjedhësve në listë;
1.462.138 – Numri i votuesve në qendrat e votimit të numëruara;
1.406.514 – Vota të vlefshme;
55.514 – Vota të pavlefshme;
Shënim: 12 kuti votimi janë shpallur të parregullta nga KZAZ-të (të panumëruara).
245.953 – Numri total i zgjedhësve të miratuar nga KQZ
194.889 – Numri total i zarfave të shërbimit postar
147.024 – Numri total i zarfave të numëruar
Shënim: Të dhënat për numërimin, votat e vlefshme dhe të pavlefshme nuk përfshijnë zarfet e mbërritura në KQZ nga shteti i Greqisë. Votat nga Greqia do të vlerësohen sipas vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve të datës 16 Maj 2025.

Kauza ishte dhe është e drejtë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128