Zgjedhjet/ E moshuara në Pogradec denoncon: Mbështetësi i PD Luan Tollozhina më kapi për gryke, më tha komuniste dhe rrugaçe

11 Maj 2025, 16:42 / POLITIKË ALFA PRESS

Zgjedhjet/ E moshuara në Pogradec denoncon: Mbështetësi i PD Luan

Mësuesja në pension, Monda Turshinka, në një prononcim për mediat ka deklaruar se është ofenduar dhe dhunuar nga Luan Tollozhina, një prej simpatizantëve të njohur të Partisë Demokratike në qytetin e Pogradecit.

Tollozhina është gjithashtu personi që më herët dhunoi një komisioner të Partisë Socialiste brenda qendrës së votimit dhe për këtë arsye u arrestua.

“Jam 73-vjeçe, votova normalisht. Më pas mora burrin dhe e solla këtu, se e kam të shtrirë në krevat. Më kapi Luan Tollozhina për gryke dhe më tha fjalët e fundit, që s’ka bir nëne t’i thotë. Më tha komuniste e qelbur dhe rrugaçe. Na keni pirë gjakun 14 vite", tha qytetarja.

 

Po ndodh...