
PS propozon zgjatjen e procesit të votimit deri në orën 22:00 në Vlorë, mblidhet Komisioni Rregullator për shqyrtimin e kërkesës

Komisioni Rregullator pranë KQZ mblidhet në orën 17:00 për shqyrtimin e kërkesës ku propozohet që votimi për 55 qendra votimi, në qarkun Vlorë, të zgjatet deri në orën 22:00, për shkak të akvitetitit sportiv Giro D’Italia.
Kërkesa për vetëmbledhjen e Komisionit Rregullator është bërë nga Arens Çela.
Ky propozim është depozituar të shtunën pranë KQZ nga PS, ku kërkohet shtyrja e orarit të votimit deri në orën 22:00, ndërkohë procesi zyrtar mbyllet në orën 19:00.
KËRKESË: Për vetëmbledhjen e Komisionit Rregullator, për shqyrtimin e projektaktit “Për shtyrjen e orarit të votimit, për 55 qendra votimi, në Qarkun Vlorë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025″,
Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Z.Ilirjan Celibashi
E nderuar Kryetare e Komisionit Rregullator,
Të nderuar Anetarë të Komisionit Rregullator,
Me Vendimin nr. 1, datë 26. 10. 2020, Komisioni Rregullator ka miratuar Rregulloren për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Rregullator”.
Në mbështetje të nenit 20, pika 1, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, Komisioni Rregullator është organi kompetent për shqyrtimin dhe miratimin e projektakteve me karakter normativ, të përgatitura nga administrata e Komisionit. Qendror të Zgjedhjeve ose nga anëtarët e tij.
Neni 20, pika 1, shkronja “d” e Kodit Zgjedhor, parashikon kompetencën e Komisionit Rregullator për miratimin e Rregullores së mbledhjeve të Rregullatorit.
Nisur nga sa më sipër dhe në përputhje me nenin 16 të Rregullores, po ju paraqes këtë kërkesë, për vetëmbledhjen e Komisionit Rregullator, për shqyrtimin e projektvendimit “Për shtyrjen e orarit të votimit, për 55 qendra votimi, në Qarkun Vlorë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”,
Anëtar i Komisionit Rregullator

Shqipëria voton nën hijen e Trumpit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128