Pas sherrit të Flamur Nokës me qytetarët, KQZ merr vendimin, revokon akreditimin e të gjithë vëzhguesve në Vorë

11 Maj 2025, 16:10 / POLITIKË ALFA PRESS

Pas sherrit të Flamur Nokës me qytetarët, KQZ merr vendimin,

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar revokimin e të gjithë vëzhguesve, për KZAZ-në nr. 27, në Vorë. Ky vendim vjen pas sherrit që Flamur Noka pati me disa qytetarë, pasi pretendoi se janë pajisur me bexhe vëzhguesi bandat.

Vendimi i KQZ

REVOKIMIN E AKREDITIMIT TË VËZHGUESVE TË KZAZ-SË NR. 27 BASHKIA VORË, QARKU TIRANË, PËR ZGJEDHJET PËR KUVEND, TË DATËS 11 MAJ 2025

Në mbështetje të neneve 6, 7, 19, pikat 1, shkronja “n”, dhe 2, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar dhe Vendimit nr. 23 date 1.2.2023, “Për procedurat dhe kriteret e akreditimit të vëzhguesve të subjekteve zgjedhore në komisionet e zonave të administrimit zgjedhor, komisionet e qendrave të votimit dhe vendet e numërimit të votave, në zgjedhje”,

VENDOS:

Revokimin e akreditimit të të gjithë vëzhguesve, për KZAZ-në nr. 27, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, të lëshuara për KZAZ-në, KQV-të dhe VNV-të, përveç vëzhguesve ndërkombëtar dhe mediave..
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve brenda 3 (tre) ditëve nga shpallja e tij.

Pas sherrit të Flamur Nokës me qytetarët, KQZ merr vendimin,

 

Po ndodh...