Bullgaria fiton edicionin e 70-të të Eurovizionit, DARA triumfon pas një gare "kokë më kokë" me Izraelin, Alis merr 145 pikë, u rendit i 13-ti

17 Maj 2026, 01:17 / SHOWBIZ ALFA PRESS
Bullgaria fiton edicionin e 70-të të Eurovizionit, DARA triumfon pas

Ka ulur siparin nata e madhe e Finales së Eurovizionit 2026, një mbrëmje që dhuroi gjithçka: emocione të forta gare, spektakël të vërtetë vizual dhe performanca të jashtëzakonshme vokale. Pas afro 4 orësh të një shou plot ritëm dhe energji në arenën e “Wiener Stadthalle”, trofeu i edicionit të 70-të jubilar shkoi për Bullgarinë, e cila fitoi falë performancës shpërthyese të DARA-s me këngën “Bangaranga”.

Mbrëmja u karakterizua nga një garë e ashpër dhe tepër e fortë në tabelën e klasifikimit, e cila i mbajti të gjithë në ankth deri në minutat e fundit me një përballje “dhëmbë për dhëmbë” mes Izraelit dhe Bullgarisë. Me këtë triumf, festivali i ardhshëm i këngës evropiane do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Bullgari.

Alis dhe Rajmonda Bulku, një performancë që rrëmbeu zemrat

Përfaqësuesi i Shqipërisë, Alis, i cili u ngjit i pesti në skenën e Vjenës me baladën “Nân”, dhuroi një interpretim të jashtëzakonshëm dhe thellësisht emocional. I shoqëruar nga mjeshtrja e skenës, aktorja e madhe Rajmonda Bulku, dyshja shqiptare krijoi një moment magjik, duke rrëmbyer zemrat e spektatorëve në arenë, si dhe të miliona shikuesve në Shqipëri, Evropë dhe më gjerë.

Si u ndanë votat për Shqipërinë?

Në përfundim të llogaritjes së votave, Shqipëria arriti të grumbullojë në total 145 pikë, duke u renditur e 13-ta mes 25 vendeve që garuan në Natën finale. Kjo shifër vjen si një kombinim i vlerësimit të jurive profesionale të shteteve pjesëmarrëse dhe votave të publikut (diasporës dhe fansave evropianë).

Nga juritë e 35 shteteve, balada “Nân” u vlerësua nga 10 prej tyre, duke mbledhur 60 pikë në total, ku spikati vlerësimi maksimal nga Portugalia.

Pikët nga Juritë Profesionale për Alisin:

Nga ana tjetër, vota e publikut – e cila u mblodh përmes telefonatave, SMS-ve dhe votimit online gjatë kohës që dritarja ishte e hapur – i dha Shqipërisë një mbështetje domethënëse prej 85 pikësh.

Për sa i përket zgjedhjes së Shqipërisë, juria jonë profesionale vendosi t’i japë 12 pikët e saj maksimale fqinjëve të Italisë.

Formula e fitores dhe sistemi i votimit

Ashtu si çdo vit, fituesi u përcaktua nga një përzierje e barabartë votash nga juritë kombëtare dhe publiku shikues (televotimi dhe platformat online). Fillimisht, juritë e secilit shtet i dhanë pikë akteve të tyre të preferuara në një shkallë nga 1 deri në 12. Prezantuesit e spektaklit u lidhën drejtpërdrejt me zëdhënësit e 35 vendeve pjesëmarrëse, të cilët njoftuan live se cili vend merrte 12 pikët e lakmuara.

Pasqyra e plotë e garës u përmbys dhe u finalizua vetëm në momentin dramatik kur u shtua blloku i votës së publikut për secilin vend, sistem ky që ndau përfundimisht Bullgarinë nga Izraeli dhe kurorëzoi DARA-n si mbretëreshën e re të Eurovizionit.

Po ndodh...