Finalet janë një “mallkim” për Ronaldon, humbet një tjetër me Al-Nassr

Cristiano Ronaldo ka humbur mundësinë për të fituar trofeun e parë me Al-Nassr, pasi skuadra saudite u mposht 1-0 nga japonezët e Gamba Osaka në finalen e AFC Champions League Tëo Final.
Finalja e zhvilluar në Riad u vendos nga goli i sulmuesit turk Deniz Hümmet, i cili realizoi në minutën e 30-të dhe i dha avantazhin skuadrës japoneze që në pjesën e parë.
Pavarësisht përpjekjeve të Al-Nassr për të reaguar pas pushimit, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Një nga rastet më të rrezikshme për skuadrën saudite erdhi nga João Félix, por goditja e tij u ndal nga shtylla.
Me këtë fitore, Gamba Osaka shpallet kampione e AFC Champions League 2, ndërsa Ronaldo dhe shokët e tij mbeten pa trofe në këtë kompeticion.
Tashmë fokusi i Al-Nassr zhvendoset në kampionatin saudit, ku skuadra synon të sigurojë matematikisht titullin kampion në ndeshjet e mbetura të sezonit.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
Përse të gjithë duan të dinë, ku është dhe çfarë bën Basha?!
Problemet e Lulzim Bashës dhe ato të Taulant Ballës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128