'Nan' në Eurovision/ Komenti i BBC: Një performancë emocionuese nga Shqipëria
Alis Kallaçi dhuroi një performancë mbresëlënëse në finalen e “Eurovisionit” 2026, duke interpretuar këngën “Nân” para miliona shikuesve në mbarë Evropën.
“Pas baladës prekëse të Alisit, Nân, fshihet një histori personale, e cila tregon historinë e një nëne që qëndron në prag të derës, duke pritur që fëmija i saj të kthehet në shtëpi. Është një histori e njohur në Shqipëri ku, që nga rënia e komunizmit në vitin 1991, rreth 40% e popullsisë ka emigruar”, shkruan BBC
Përfaqësuesi i Shqipërisë u ngjit i pesti në skenën e arenës “Wiener Stadthalle” në Austri, ku solli një performancë emocionale dhe vokalisht të fuqishme, e cila u prit me duartrokitje të shumta nga publiku.
Prania e aktores së shquar Rajmonda Bulku në skenë është parë nga korrespondenti i huaj si një gjetje gjeniale që plotëson skenarin dramatik të këngës. Sipas BBC-së, vendosja e saj në rolin e nënës së Alisit nuk ishte thjesht një element dekorativ, por një lëvizje që i dha gjithë interpretimit “një peshë shtesë emocionale”.
Kënga “Nân” – e shkruar dhe kompozuar nga vetë Alis në bashkëpunim me Desara Gjini dhe me produksion të Erjet Barbullushit. Duke gërshetuar vokalin e pastër e intensiv të Alisit me lojën skenike të Rajmonda Bulkut, Shqipëria ka sjellë në Vjenë jo thjesht një garë muzikore, por një dokumentar të gjallë artistik mbi mallin dhe forcën e lidhjeve familjare, që tashmë ka marrë edhe vulën e vlerësimit nga kritika më e lartë ndërkombëtare.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
Përse të gjithë duan të dinë, ku është dhe çfarë bën Basha?!
Problemet e Lulzim Bashës dhe ato të Taulant Ballës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128