
Fiket zëri i “guximit”/ Jill Sobule ndërron jetë si pasojë e zjarrit në moshën 66-vjeçare

Jill Sobule, këngëtarja dhe kompozitorja e njohur amerikane, ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare si pasojë e një zjarri tragjik që ra në shtëpinë e saj në Minneapolis, në veriperëndim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Arsyet nuk dihen ende, por autoritetet lokale kanë nisur një hetim të thelluar për të zbuluar së çfarë ndodhi.
“I Kissed a Girl”, është kënga e saj për të cilën bota e njohur, e para me temë të hapur homoseksuale që arriti të hyjë në Billboard Top 20.
Sobule, e cila ka trajtuar tema të të drejtave të njeriut në këngët e saj përfshirë dhe çështje të tjera problemet e shëndetit mendor e më gjerë ka lënë një trashëgimi të pasur në industrinë muzikore dhe kulturën popullore.
Karriera e saj që zgjati mbi tre dekada.
Ajo ka shkruar muzikë për teatër dhe shfaqje televizive, duke përfshirë edhe kolonën muzikore për shfaqjen e njohur Unfabulous të Nickelodeon.
Pas humbjes, shumë figura të njohura të muzikës dhe kulturës e nderuan atë për ndikimin që pati, duke e përshkruar si një forcë për publikun si një njeri me zemër të madhe dhe shumë humor.
Fansat e saj në mbarë botën po ndajnë mesazhe dashurie, kujtimesh dhe mirënjohjeje për artin dhe guximin e saj. Një tubim përkujtimor u mbajt gjithashtu në qytetin e saj të lindjes, Denver.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128