"Jo 1 dron, por 300 për ty”, Flori Mumajesi surprizon brenda fermës Soni Malajn

Një surprizë e veçantë ka mbërritur së fundmi në “Ferma VIP” për këngëtaren Soni Malaj, nga ish-partneri i saj, Flori Mumajesi.
Gjatë qëndrimit në fermë, Soni ka folur shpesh për historinë e saj të dashurisë me Florin. Madje, në një prej bisedave me fermerët, ajo i drejtoi artistit edhe një kërkesë spontane me humor.
“Po dronë, pse nuk më ke sjellë këtu? Moza, thuaju të më sjellin një dron, të lutem”, ishte shprehur ajo.
Por Flori zgjodhi t’i përgjigjej në një mënyrë krejtësisht të veçantë. Në vend të një droni të vetëm, ai organizoi një spektakël me 300 dronë, të cilët ndriçuan qiellin.
Në qiell u shafaq një dedikim i veçantë për Sonin: “Jo 1 dron, por 300 dronë për ty”. Përveç mesazhit, dronët formuan edhe portretin e këngëtares, duke e bërë surprizën edhe më emocionuese.
Përmes spektaklit, Flori përcolli edhe një mesazh për fermerët: “Të gjithë jeni të shkëlqyeshëm”.
Soni Malaj nuk i fshehu emocionet, ndërsa edhe fermerët e tjerë vunë re ndryshimin në gjendjen e saj emocionale pas këtij gjesti të veçantë.
Po ndodh...
Protestat dhe çarja e sistemit Rama-Berisha
ide
Klithma e bukur e protestës, kundër estabilishmentit Rama-Berisha
Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!
Përse protesta buçet: Rama në burg, Berisha në burg!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128