
Dëshirë e trajnerit Tetova, Egnatia përforcon repartin e sulmit

13 Maj 2025, 15:47 / SPORT
Egnatia fitoi për herë të dytë radhazi titullin kampion të Superiores.
Duket se rrogozhinasit kanë nisur menjëherë nga puna për kupat e Europës teksa kanë arritur marrëveshjen me një lojtar.
Dueli Sportiv bën me dije se kampionët e Shqipërisë do të firmosin me sulmuesin e Dritës, Kastriot Selmani.
Transferimi i tij ka qenë një kërkesë e drejtpërdrejtë e trajnerit Edlir Tetova, i cili e sheh Selmanin si një element kyç për ndërtimin e skuadrës për aventurën europiane dhe sezonin e ri.
Selmani do të jetë te Drita edhe për dy ndeshjet e fundit të kampionatit në Kosovë, përpara se t’i bashkohet zyrtarisht Egnatias.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
Nga Erl Kodra
ide

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte
Nga Neli Demi

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit
Nga Ervis Iljazaj

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128