
Dramë për ish-kampionin e Real Madridit: U sëmura nga udhëtimet me avion, jam tmerruar për vdekje

Ish-sulmuesi i Real Madridit dhe përfaqësueses spanjolle, Fernando Morientes, ka përjetuar së fundmi një problem serioz shëndetësor, që e detyroi të kalonte pesë ditë në spital.
Në një intervistë për “Marca”, ai tregoi se kishte pësuar një trombozë, ndoshta si pasojë e udhëtimeve të shumta dhe stresit të akumuluar.
“Kalova pesë ditë në spital. Ishte një frikë e madhe, mendova për vdekjen”, – u shpreh ish-futbollisti, dukshëm i tronditur nga ajo që i ndodhi.
Morientes shpjegoi se lëvizjet e shpeshta për arsye profesionale dhe personale mund të kenë ndikuar në shfaqjen e problemit, duke theksuar rëndësinë e dëgjimit të sinjaleve të trupit.
“Nuk ndihesha mirë pas shumë udhëtimesh. Gjatë njërit prej tyre, fillova të ndieja dhimbje në kraharor, një pickim i fortë poshtë sternumit. Mendova se ishte diçka gastrike dhe nuk doja të shkoja në spital. Sidoqoftë, natën ndjeva diçka të çuditshme dhe shkova menjëherë te mjeku”.
Mjekët i kontrolluan zemrën fillimisht, pa gjetur gjë, derisa zbuluan një lëng në pleurë (zona rreth mushkërive). Diagnoza përfundimtare? Emboli pulmonare, një mpiksje gjaku e formuar fillimisht në gjurin e tij, për shkak të qëndrimit të gjatë në avion dhe në makinë, që më pas shkoi në mushkëri.
“Gjakut tim iu shtua dendësia gjatë udhëtimit me avion, u mpiks dhe kaloi në mushkëri. Kam kaluar pesë ditë në spital, duke rrezikuar të vdisja. Është shumë e rëndësishme që kush udhëton disa herë në javë të jetë i vetëdijshëm për këto rreziqe.
Është ide e mirë të kesh gjithmonë me vete heparinën dhe të udhëtosh vetëm nëse është vërtet e nevojshme. Përndryshe, këshilloj të merren vendime më të ndërgjegjshme dhe të mos udhëtohet gjithmonë siç bëj unë”.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128