Final 4 për vajza/ Vllaznia-Partizani do të luhet të dielën në stadiumin ‘Arena e Demave’

Departamenti i Garave në FSHF ka vendosur që finalja e kampionatit shqiptar të futbollit për vajza, mes Vllaznisë dhe Partizanit, të zhvillohet të dielën, në orën 19:30, në stadiumin “Arena e Demave”.
Vllaznia siguroi vendin në finale pasi mposhti Apoloninë me rezultatin 3-2 në gjysmëfinalen e dytë të fazës Final 4.
Ndërkohë, Partizani kaloi në finale pasi fitoi 0-1 ndaj Gramshit edhe në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales.
Skuadra kampione e kësaj kategorie do të luajë në fazën para-eliminatore të UEFA-s.
Ndërsa për herë të parë, ekipi i renditur në vendin e dytë do të marrë pjesë në raundin para-eliminator të UEFA Women’s Europa Cup.
Sakaq, finalja e vogël për vendin e tretë dhe të katërt mes Apolonisë dhe Gramshit do të luhet të dielën në ora 11:00 në QKS Kamëz.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


