
Inter dhe Napoli mund të luajnë ndeshje shtesë për titullin e Seria A, ja skenari

Mundësia për një ndeshje shtesë për titullin kampion mes Napolit dhe Interit mbetet ende e hapur dhe mund të mbetet gjallë deri në javën e fundit të Serie A.
Aktualisht, Interi i Antonio Contes ka një avantazh prej tre pikësh ndaj Napolit të Simone Inzaghit, kur kanë mbetur edhe tre javë deri në fundin e sezonit, duke mbajtur gjallë shpresën për një fund spektakolar të kampionatit.
Ky skenar po merret seriozisht në konsideratë edhe nga Lega Serie A, sidomos duke pasur parasysh se më 31 maj Interi do të luajë finalen e Champions League kundër PSG-së në Mynih.
Për të mos penguar përgatitjet e zikaltërve për takimin më të rëndësishëm të sezonit, po shqyrtohet ideja që ndeshjet e fundit të kampionatit përkatës Como-Inter dhe Napoli-Cagliari, të luhen më herët, konkretisht të mërkurën më 21 maj ose të enjten më 22 maj, në vend të fundjavës 24-25 maj.
Në këtë mënyrë, eventualja përballje vendimtare për titullin mes Napolit dhe Interit mund të luhej më 25 ose 26 maj, duke i dhënë kohë skuadrës së Inzaghit të përgatitet për finalen europiane.
Sipas skenarit aktual, nëse do të jetë e nevojshme, ndeshja për titullin do të luhej në “San Siro”, por vendimi përfundimtar do t’i takojë Ministrisë së Brendshme, për shkak të çështjeve të sigurisë dhe rendit publik.

Shqipëria voton nën hijen e Trumpit
ide

Napoleoni u tregua revolucionar pa dashjen e tij


E djathta qytetare që ofron Lulzim Basha
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128