
Inter luan shpresën e fundit/ Inzaghi hedh në fushë të besuarit, Flick nuk lëshon terren

Për të ndjekur ëndrrën e mbetur pezull në Stamboll në 2023, Simone Inzaghi do të mbështetet te njerëzit e tij të besuar në sfidën e gjysmë finales së champions. Në portë do të jetë Yann Sommer, ndërsa në mbrojtje, edhe për shkak të mungesës së detyruar të Pavard, do të rreshtohen Bisseck, Acerbi dhe Bastoni, ky i fundit i rikthyer nga pezullimi. Në mesfushë nuk ka dilema: Çalhanoğlu, Barella dhe Mkhitaryan janë të sigurt për një fanellë titullari.
Në krahët ekzistojnë disa dyshime: në të djathtë, Dumfries, pas një paraqitjeje prej 30 minutash ndaj Romës, është kandidat për të nisur nga minuta e parë, megjithëse vështirë se do të përballojë 90 minuta të plota. Në të majtë, Carlos Augusto rrezikon ta zëvendësojë Dimarcon, që ka shfaqur një rënie forme së fundmi. Braziliani ofron më shumë mbulim në mbrojtje dhe më shumë shpërthim, një cilësi thelbësore për të përballuar shpejtësinë dhe driblimet e Lamine Yamalit. Megjithatë, Dimarco mbetet një nga besnikët e Inzaghit dhe cilësinë e tij në sulm zor se e ofron ndonjë tjetër në skuadër. Vendimi pritet të merret vetëm pak orë para ndeshjes.
Në sulm, Interi do të ketë nevojë për një dyshe "ThuLa" Thuram-Lautaro. Lautaro, pasi shënoi në të dyja sfidat kundër Bayernit, nuk ka mundur të shkëlqejë në kampionat, dhe tani, më shumë se kurrë, do të duhet të marrë skuadrën mbi supe. Në krah të tij do të jetë Marcus Thuram, i cili pas ndeshjes së kthimit ndaj Bayern Munich nuk ka luajtur më për shkak të një lodhjeje muskulare.
Në kampin e Barcelonës, edhe Hansi Flick ka disa dilema. Skuadra katalanase pritet të ruajë formacionin fitues të finales së Copa del Rey ndaj Real Madridit, duke u rreshtuar në një 4-2-3-1. Në portë do të jetë Szczesny, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga Cubarsí dhe Araújo në qendër, Gerard Martin në të majtë, në vend të Balde që është i dëmtuar, dhe Koundé në të djathtë, hero i finales së Kupës.
Në mesfushë, Frenkie de Jong është i sigurt për një vend titullari, ndërsa pranë tij zhvillohet një garë mes Gavi-t dhe Pedri-t, me Gavi-n disi të favorizuar. Më përpara, pas Ferran Torres-it që do të veprojë si “fals 9”, është një tjetër duel mes Fermín López dhe Dani Olmo për një vend si mesfushor ofensiv. Në krahë do të jenë të sigurt Lamine Yamal dhe Raphinha.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128