Kryevepër e Egnatias, fiton titullin e 3-të radhazi kampion

31 Maj 2026, 21:24 / SPORT ALFA PRESS

Kryevepër e Egnatias, fiton titullin e 3-të radhazi kampion

Egnatia ia del që të fitojë kampionatin shqiptar për herë të 3-të radhazi. Në “Final Four”, rrogozhinasit bënë gjithçka mirë dhe fitojnë të gjitha ndeshjet, duke shkuar në kuotën e 37 pikëve.

Ekipi i drejtuar nga Nevil Dede triumfoi 2-0 ndaj Dinamos në “Elbasan Arena”, duke mos i lënë asgjë rastësisë apo fatit, por duke marrë 3 pikët që i duheshin për objektivin e madh. Takimi që i kurorëzon kampion u vendos nga dopieta e Albanezes. Festa tashmë është e gjithë e Egnatias dhe nata do jetë e gjatë në Rrogozhinë, pasi tifozët do festojnë deri në orët e para të mëngjesit.

Në përballjen tjetër në “Air Albania”, Elbasani mundi 1-2 Vllazninë. Si për skuadrën nga Elbasani, ashtu edhe për shkodranët, mbyllet një sezon zhgënjyes dhe tashmë nuk u mbetet gjë tjetër vetëm të provojnë përsëri.

Po ndodh...

ide