Shkon në 780 numri i të arrestuarve në Francë, festimet për triumfin e PSG-së në Ligën e Kampionëve u kthyen në kaos dhe përleshje

Festimet për fitoren historike të Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve u shoqëruan me përleshje në disa qytete të Francës.
Sipas Ministrit të Brendshëm francez, Laurent Nuñez, 57 efektivë policie mbetën të plagosur gjatë incidenteve, shumica me lëndime të lehta.
Trazirat shpërthyen pas fitores së Paris Saint-Germain ndaj Arsenal në finalen e UEFA Champions League Final.
Autoritetet raportuan se grupe të dhunshme dogjën automjete, vandalizuan dyqane dhe shkaktuan dëme në zona të ndryshme urbane.
Një grup i vogël tentoi gjithashtu të sulmonte një stacion policie në kryeqytet.
Gjatë një konference për shtyp të dielën, Nuñez deklaroi se situata ishte vënë kryesisht nën kontroll dhe se shumica e tifozëve festuan në mënyrë paqësore.
“Shumica e festimeve u zhvilluan në mënyrë paqësore”, tha ministri, duke shtuar se incidentet më serioze u regjistruan në zonën e Champs-Élysées dhe pranë stadiumit Parc des Princes, ku mijëra tifozë ishin mbledhur për të ndjekur ndeshjen.
Forcat e sigurisë mbeten në gatishmëri, ndërsa autoritetet po hetojnë incidentet dhe dëmet e shkaktuara gjatë natës së festimeve.
North African PSG fans burned, devastated and looted Paris. If you import third world you become third world. pic.twitter.com/auvt2Z9Hu0
— RadioGenoa (@RadioGenoa) May 31, 2026
???????? | Así amaneció París: La celebración de la Champions del PSG convirtió la capital francesa en un caos, con cientos de detenidos, actos de vandalismo y varios policías heridos durante los disturbios. pic.twitter.com/htfCAFBwS3
— Alerta Mundial (@AlertaMundoNews) May 31, 2026
Po ndodh...
Kuvendi i izolimit të madh të Sali Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128