Vllaznia në krizë emocionale, titulli varet edhe nga Dinamo

Atmosfera në kampin e Vllaznisë nuk është më ajo e disa javëve më parë. Me vetëm një ndeshje të mbetur deri në fund të sezonit, ekipi i drejtuar nga Edi Martini nuk e ka më gjithçka në kontrollin e vet dhe shpresat për titull varen edhe nga një “favor” i mundshëm i Dinamos ndaj Egnatias.
Dy humbjet e fundit, fi llimisht ndaj Dinamos dhe më pas kundër Egnatias, kanë lënë pasoja të dukshme në aspektin emocional të skuadrës. Entuziazmi dhe besimi që karakterizonin grupin në javët vendimtare të kampionatit janë zbehur ndjeshëm, ndërsa tensioni dhe zhgënjimi kanë ndikuar qartë në gjendjen psikologjike të futbollistëve. Megjithatë, në ambientin kuqeblu nuk fl itet për dorëzim. Edhe pse goditja morale ka qenë e fortë, skuadra nuk është “shpërbërë” dhe grupi vazhdon të qëndrojë i bashkuar në prag të sfi dës së fundit të sezonit ndaj Elbasanit.
Brenda klubit ekziston bindja se ky moment i vështirë nuk lidhet vetëm me aspektin sportiv, por edhe me ngarkesën psikologjike që ka sjellë presioni i garës për titull. Pikërisht në këtë aspekt është përqendruar edhe puna e stafi t teknik gjatë ditëve të fundit. Trajneri Martini është munduar të rikthejë qetësinë dhe pozitivitetin në skuadër, duke kërkuar që ekipi të mos humbasë identitetin dhe karakterin që tregoi gjatë pjesës më të madhe të sezonit. Objektivi kryesor mbetet që Vllaznia ta mbyllë kampionatin me dinjitet dhe të japë reagimin e duhur në fushë.
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128