
Xabi Alonso i jep fund aventurës te Bayer Leverkusen: Sukseset janë fryt i punës në ekip

Pas dy vitesh e gjysmë plot arritje, Bayer Leverkusen dhe trajneri Xabi Alonso po ndajnë rrugët menjëherë pas përfundimit të këtij sezoni.
Klubi gjerman, i kampionit të vendit në 2024 dhe fitues i Kupës dhe Superkupës, ka pranuar kërkesën e spanjollit për të ndërprerë kontratën, e cila fillimisht skadonte në verën e 2026-s.
Në kohën e duhur, Leverkusen do të zbulojë emrin e pasardhësit të tij në stolin kryesor.
Me një deklaratë emocionale, Alonso shprehu mirënjohjen e thellë për të gjithë ata që ia mundësuan këtë kapitull triumfues:
“Kam një borxh të madh mirënjohjeje ndaj Bayer 04 Leverkusen, lojtarëve dhe stafit tim, ndaj çdo punonjësi të klubit dhe, natyrisht, ndaj tifozëve të mrekullueshëm.
Suksesi ynë është rezultat i një pune të jashtëzakonshme kolektive.”
Ish-mesfushori i famshëm theksoi se Bayeri meritonte më shumë se gjithçka titullin e parë gjerman në histori:
“Ky klub më besoi që në fillim dhe pa dyshim se meritonte të shkruante historinë duke fituar Bundesligën për herë të parë.
Falënderimet dhe përqafimet e mia shkojnë për të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre—nga titulli në kampionat te triumfi i Kupës në Berlin.”
Megjithatë, nis një "faqe e re" në karrierën e tij: drejtuesit e Real Madridit po përgatiten t’i besojnë stolin e skuadrës mbretërore njërit prej më të mëdhenjve të mesfushës së fundit dekade.
Alonso përfundon kështu kapitullin e parë si trajner profesionist me suksese madhështore, dhe e mbyll me besim për të ardhmen:
“Bayer 04 është i gatshëm për sfidat e reja. Rruga pozitive do të vazhdojë dhe unë do ta ndjek me shumë interes.”

Shqipëria voton nën hijen e Trumpit
ide

Napoleoni u tregua revolucionar pa dashjen e tij


E djathta qytetare që ofron Lulzim Basha
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128