Aksident në Shkozet/ Katër makina përplasen me njëra-tjetrën, konfliktohen shoferët

22 Prill 2025, 18:18 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në Shkozet/ Katër makina përplasen me

Një aksident i katërfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Shkozetit, në Durrës.

Mësohet se katër automjete janë përplasur në rrethana ende të paqarta. 

Gjithashtu dyshohet se pas aksidentit, shoferët janë përfshirë edhe në një konflikt me njëri-tjetrin.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Megjithatë deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

 

Po ndodh...

ide