Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për lirimin e Lefter Kokës

Apeli i GJKKO-së, ka lënë në fuqi vendimin që liroi nga qelia ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.
Vendimi i Shkallës së Parë ishte ankimuar nga SPAK, pasi në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme vendosi të shuajë masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-ministrin, lidhur me hetimin për inceneratorin e Fierit.
Por në vendimin e sotëm, Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar ankimimin e SPAK, duke bërë që ish-ministri të hetohet në gjendje të lirë.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Tereza Merkaj, sot më datë 26.02.2026, disponoi për çështjen penale nr. 66 akti, datë 17.02.2026 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me objekt: “Ankim kundër vendimit nr. 798, datë 11.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit dhënë shtetasit L.K, me vendimin nr. 22, datë 23.06.2022, të Gjykatës e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e zbatuar nga policia gjyqësore në datë 29.03.2022, ora 09:15 dhe e lënë në fuqi me vendimin nr. 23, datë 31.03.2022, të po asaj Gjykate”, si vijon:
– Miratimin e vendimit nr. 798, datë 11.12.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
– Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë sipas ligjit”,- thuhet në njoftimin e Apelit.
Lefter Koka ka qenë në qeli që prej dhjetorit 2021, i akuzuar për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash në kuadër të aferës korruptive të inceneratorit.
Sipas SPAK, për inceneratorin e Fierit janë paguar 4 milionë euro për punime që nuk janë kryer, ndërsa dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit vlerësohet në 60 milionë lekë. GJKKO ka shuar gjithashtu edhe masën e sigurisë për këtë çështje, teksa dosja është kthyer për rigjykim në Apelin e Posaçëm, pas vendimit të Gjykatës së Lartë.
Në korrik të vitit 2025, Koka u lirua me kusht nga Gjykata e Durrësit për inceneratorin e Elbasanit, ku kishte marrë një dënim prej 6 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar. Ndërkohë, për inceneratorin e Fierit ai është dënuar në shkallë të parë me 6.8 vite, dhe për atë të Tiranës me 2 vite burg. Në rastin e Tiranës, masa e sigurisë “arrest në burg” është shuar pasi koha e paraburgimit e ka ezauruar plotësisht dënimin.
Po ndodh...
ide
Drejtësi “cilësore” për pushtetarët, por jo për qytetarët
Fallxhorët e Medias
Out with the Corrupt!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128