
Arrestohet në Belgjikë Shkëlqim Vokri, i dënuar për trafikim të 250 kilogramëve kokainë në Holandë


56-vjeçari Shkëlqim Vokri, i shpallur në kërkim dhe i dënuar në Holandë për trafikimin e një sasie prej 250 kilogramë kokainë është vënë në prangat e policisë belge.
Vokri, banues në Dërmenas të Fierit ishte dënuar për “shkelje të aktit për drogat” në lidhje me transportin e 250 kilogramëve kokainë, ndërsa i mbeteshin për të vuajtur edhe 686 ditë burgim.
Ai u arrestua në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga autoritetet belge në bashkëpunim me homologët holandezë dhe rrjetin ENFAST.
Pas arrestimit, pritet që procedurat e ekstradimit të vijojnë në mënyrë që 56-vjeçari të dërgohet në Holandë për të kryer pjesën e mbetur të dënimit.
Vijon bashkëpunimi me homologët për finalizimin e ekstradimeve të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të kapur jashtë vendit.
Ekstradohet nga Belgjika, një shtetas i akuzuar nga GJKKO, si pjesëtar i një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike.
Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës me homologët e Interpol Brukselit, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u finalizua ekstradimi nga Belgjika në Shqipëri, i shtetasit E. J. alias E. P., 41 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datës 15.05.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, “Grup kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
Nga hetimet e kryera nga SPAK, dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, gjatë periudhës qershor-nëntor 2020, ka trafikuar rreth 160 kg lëndë narkotike cannabis sativa, nga Shqipëria në Malin e Zi, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.
Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
ide

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128