Dalin fotot e vrasësit Saraiva në gjykatë, Daily Mail: U paguan 1 milion euro për vrasjen e Ardian Nikulajt

27 Mars 2026, 13:09 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dalin fotot e vrasësit Saraiva në gjykatë, Daily Mail: U paguan 1

Daily Mail ka publikuar fotot në sallën e gjyqit të vrasësit me pagesë të biznesmenit Ardian Nikuljat, Ruben Saraiva, i cili u dënua nga gjykata e Lezhë me burg përjetë.

Sipas britanikes, ai është paguar 1 milion paung për të kryer këtë vrasje.

Ruben Saraiva, kishte fluturuar nga Londra në Shqipëri dy muaj para krimit të prillit 2023 si anëtari kyç i një bande vrasësish britanikë, që thuhet se përfshinte edhe një nënë të re nga Bristoli, të punësuar për të kryer operacionin, pretendojnë prokurorët.

Mes masave të rrepta sigurie në Gjykatën e Lezhës, gjykatësi Lirim Bulica i tha Saraivës se do ta kalonte pjesën tjetër të jetës së tij në një burg të sigurisë së lartë, pasi e shpalli fajtor për vrasje me paramendim në bashkëpunim me të tjerë dhe posedim të paligjshëm të armëve.

I veshur me një tuta të zeza, ndërsa qëndronte disa metra larg gruas së viktimës së tij, Saraiva tundi kokën në bankën e të akuzuarve me fasadë xhami ndërsa u dha vendimi.

Vrasja dyshohet se është organizuar nga një anëtar i një familjeje rivale shqiptare që jeton në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët dyshonin se Nikulaj, baba i katër fëmijëve, kishte vrarë një nga të afërmit e tyre si pjesë e një ‘hasmërie’ midis familjeve, e cila ka zgjatur gati tre dekada dhe tashmë ka marrë nëntë jetë.

Britanikët u përzgjodhën për të kryer operacionin sepse, ndërsa Nikulaj nuk do të kishte dyshuar për ndonjë rrezik nga vizitorët nga Anglia, pretendojnë prokurorët.

 

 

Po ndodh...

ide