Gjysma e Shqipërisë në “black out” energjetik prej orës 17:30, reagon OST

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) njofton se ndërprerja e sotme e energjisë elektrike në disa qytete të vendit ndodhi për shkak të stakimit të avarisë së linjës 220kV Tirana 2 – Rrazhbull.
Si pasojë, energjia u ndërpre në të gjitha nën-stacionet e rajoneve Durrës, Lushnjë, Fier, Vlorë, Kuçovë dhe Berat.
Pas rreth 30 minutash, OST arriti të rikthejë energjinë në nën-stacionet e këtyre rajoneve, megjithatë, rikthimi u realizua vetëm për fidrat e rëndësisë së veçantë, përfshirë spitalet dhe qendrat e qytetit.
Të gjithë konsumatorët e tjerë mbeten të prekur nga kufizime të thella në furnizimin me energji elektrike.
Gjithashtu, në orën 17:52, u raportua një ndërprerje e përkohshme e energjisë edhe në rajonin e Sarandës, e cila u rikthye sërish me kufizime.
Aktualisht, OST njofton se është duke realizuar një rivendosje graduale të energjisë në rajonet e mësipërme, për shkak të ngarkesës së lartë. Ky proces po kryhet në bashkëpunim me Dispeceritë Rajonale të Durrësit, Beratit, Fierit, Gjirokastrës dhe Vlorës, në përputhje me udhëzimet dhe hapësirat e nevojshme deri në rivendosjen e skemës normale të furnizimit.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


