“Hape derën...” / Momenti kur 23-vjeçari shqiptar bën sherr me asistenten e fluturimit, avioni bën ulje emergjente

18 Korrik 2025, 20:32 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Hape derën...” / Momenti kur 23-vjeçari shqiptar

Një aeroplan që fluturonte nga Omaha për në Detroit u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi një pasagjer shqiptar u përpoq të hapte njërën nga dyert.

Fluturimi 3612 i Delta Connection, i operuar nga SkyWest Airlines, u detyrua të devijonte në Aeroportin Lindor të Ajovës në Cedar Rapids, Ajova, sipas CNN.

Mario Nikprelaj, 23 vjeç, nga Nebraska, siç u identifikua, dyshohet se ishte grindur më parë me një asistente fluturimi dhe ishte përpjekur të hapte një derë daljeje emergjence.

“Më 17 korrik 2025, afërsisht në orën 6:13 pasdite, Policia e Cedar Rapids u dërgua në Aeroportin Lindor të Ajovës pas një shqetësimi gjatë fluturimit nga një pasagjer në një fluturim SkyWest nga Omaha në Detroit”, tha Departamenti i Policisë së Cedar Rapids në Facebook.

Nikprelaj u dërgua në Qendrën Korrektuese të Qarkut Linn dhe u akuzua për sjellje të çrregullt, sulm, posedim të barnave me recetë dhe ngacmim të shkallës së parë, me akuza të tjera që nuk përjashtohen.

Aeroplani përfundimisht u ul në destinacionin e tij në Detroit, gati një orë e gjysmë më vonë se sa ishte planifikuar, sipas Flight Aware.

Një prej pasagjerëve, J. Spencer, shkroi në platformën X: “U desh të devijonim në Cedar Rapids sepse ky njeri vendosi të hapte derën e emergjencës dhe më pas u përlesh me ekuipazhin dhe pasagjerë të tjerë.”

Sipas tij, Nikprelaj, me profesion kuzhinier, u tregua i dhunshëm verbalisht që nga momenti i nisjes së pasagjerëve në avion. I ulur pranë derës së emergjencës, ai “injoroi urdhrat e përsëritura të stjuardesës dhe u bë agresiv me fjalë.”

“Ndërsa avioni po hynte në pistë për ngritje, ai u çua në këmbë dhe hoqi rripin e sigurimit. Ekuipazhi ndërhyri sërish,” shtoi Spencer. Më pas, Nikprelaj filloi të përdorte butonin e thirrjes pa pushim dhe të bërtiste, çka çoi kapitenin të shpallte gjendje emergjente dhe të devijonte fluturimin drejt Cedar Rapids.

Ky nuk është kontakti i parë i Nikprelaj me ligjin. Në shkurt të vitit 2020, kur ishte 18 vjeç, ai u akuzua për sulm ndaj të dashurës së tij në zonën e Detroit-it dhe më pas për vjedhjen e një borëpastrueseje që ishte në punë. Ai u arrestua shpejt pasi mjeti ishte i pajisur me sistem GPS, raportoi Click on Detroit.

Po ndodh...