Atentati në Rinas ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, shoqërohet në polici një person nga Fushë Kruja

Një person me iniciale B.XH është shoqëruar mbrëmjen e sotme në polici, si person në dijeni për ngjarjen e Rinasit, ku si pasojë e atentatit mbeti i vrarë Gilmando Dani pak çaste pasi ishte kthyer nga jashtë shtetit, i shoqëruar nga Muçi Shaljani (Sheqeri).
Mësohet se personi i shoqëruar është nga Fushë Kruja.
Lidhur me ngjarjen e rëndë, autorët kanë patur informacion për lëvizjet e objektivit dhe e kanë pritur shënjestrën tek rrethrrotullimi. Dani dhe shoku i tij ishin kthyer sot nga Barcelona.
I plagosuri drejtonte automjetin tip “Mercedes Benz S”, ndërsa Dani ishte pasagjer kur drejt tyre u hap zjarr pak metra larg aeroportit.
Në vendin e ngjarjes humbi jetën Gilmando Dani rreth 47 vjeç, ndërsa Muçi Shaljani (Sheqeri) 40 vjeç, vdiq disa orë pasi mori plagë të rënda nga atentati.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




