Kërcet arma në Peshkopi! Polici qëllon me armë, baba i kandidatit të PS

10 Maj 2025, 21:54 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kërcet arma në Peshkopi! Polici qëllon me armë, baba i

Një incident është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Pilafe të Peshkopisë.

Sipas informacioneve paraprake, të shtëna me armë janë dëgjuar në këtë zonë.

Dyshohet se ka qenë një efektiv i policisë ai i cili ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë, ndërkohë është identifikuar dhe shpallur në kërkim polici, Esat Gjura, i cili ka qëlluar me armë zjarri. Po ashtu në kërkim është dhe një person tjetër. Sakaq mësohet se Gjura është babai i një kandidati të PS.

Forcat e FNSH-së ndodhen në vendin e ngjarjes.

Po ndodh...