Zogjtë “ulen” në aeroportin e Rinasit: Një orë bllokim pas përplasjes me avionin

10 Maj 2025, 23:13 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zogjtë “ulen” në aeroportin e Rinasit: Një orë

Një incident i pazakontë ndodhi mbrëmjen e sotme në aeroportin “Nënë Tereza”, ku një avion goditi një tufë zogjsh gjatë zbritjes. Për arsye sigurie, pista u mbyll për rreth 60 minuta për kontroll dhe pastrim.

Për pasojë, disa fluturime me destinacion Tiranën u detyruan të devijonin, duke u ulur në Brindizi, Bari dhe Shkup. Ndërkohë, avionët që po përpiqeshin të zbresin, u panë duke qëndruar në ajër mbi Rinas për një kohë të gjatë, gjë që shqetësoi qytetarët dhe pasagjerët.

Autoritetet njoftuan se situata është vënë nën kontroll dhe pista është rihapur. Megjithatë, këshillohet që udhëtarët dhe pritësit të kontaktojnë linjat ajrore për informacion të përditësuar.

Po ndodh...