Kryepolici Hita pret kreun e zyrës së BKA-së gjermane: Partneritet strategjik në luftën kundër krimit të organizuar
Policia e Shtetit dhe Zyra Federale Kriminale e Gjermanisë (BKA), do thellojnë partneritetin strategjik mes tyre në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.
Një delegacion nga Departamenti për Bashkëpunimin Ndërkombëtar i Zyrës Federale Kriminale të Gjermanisë (BKA), i kryesuar nga Drejtori i Drejtorisë për Ndihmën Policore, Gregor Erb, zhvilloi një vizitë në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Ai u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.
Fokusi i takimit ishte forcimi i bashkëpunimit dhe përmirësimi i planifikimit të mbështetjes që BKA-ja gjermane ofron për Policinë Kriminale dhe Institutin e Policisë Shkencore.
“Gjithashtu, u diskutua harmonizimi i këtij bashkëpunimi me projekte të tjera policore të Bashkimit Europian në rajon”, njofton institucioni.
Më tej theksohet se drejtori Hita “falënderoi BKA-në dhe Policinë gjermane për mbështetjen, besimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, dhe theksoi se lufta kundër krimit global kërkon aleanca të forta dhe koordinim të qëndrueshëm ndërkombëtar”.
“Drejtori shprehu bindjen se ky takim do të shërbejë për koordinimin më efikas të projekteve të përbashkëta, identifikimin e prioriteteve të reja dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të tjera me interes të ndërsjellë. Më tej, Drejtor Hita rikonfirmoi vendosmërinë e tij dhe të Policisë së Shtetit për ta thelluar edhe më tej bashkëpunimin me Zyrën Federale Kriminale të Gjermanisë (BKA), Policinë gjermane dhe të gjithë partnerët ndërkombëtarë, në funksion të goditjes së krimeve globale”, bëhet me dije.
Nga ana e tij, Gregor Erb, në emër të BKA-së dhe delegacionit gjerman, falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm për mikpritjen dhe e uroi për detyrën.
Gjithashtu, ai garantoi kryepolicin Hota për mbështetjen e Policisë së Shtetit nga BKA-ja dhe agjencitë ligjzbatuese gjermane, përmes projekteve të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, si dhe me trajnime dhe pajisje moderne, që do të ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen profesionale të strukturave të Policisë Kriminale dhe të Institutit të Policisë Shkencore.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
Marrëdhëniet mëse normale dhe aspak revolucionare midis PD dhe PS
Pse ata u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128